E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bota fik dritat për 60 minuta

Nga Express më 26 mars 2011 në ora 13:30

Qindra miliona njerëz në mbarë botën do të shuajnë sonte dritat për 60 minuta, në mbështetje të lëvizjes mjedisore “Ora e Tokës”.

Nisma ka për qëllim të theksojë nevojën e kursimit të energjisë dhe të burimeve furnizuese.

Monumentet botërore, përfshirë Operan e Sidneyt, Portën e Artë në San Francisko dhe Koloseun e Romës, kanë qëndruar në errësirë në vitet e kaluara, për të shënuar solidaritetin me lëvizjen.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, u ka bërë thirrje të gjitha vendeve të botës të marrin pjesë në “Orën e Tokës”, për të vënë në pah rëndësinë e reduktimit të energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit global.

“Ora e Tokës” filloi në Sidney në vitin 2007, kur më shumë se dy milionë njerëz i fikën dritat në shtëpitë, zyrat dhe bizneset e tyre për një orë, duke sinjalizuar për konsumin e energjisë elektrike dhe ndotjen nga karboni.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›