Bota kërcënohet nga mungesa e ushqimit

Në kohën kur inflacioni është duke u shndërruar çdo herë e më shumë në sfidë ekonomike dhe politike në vendet e zhvilluara, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi (FAO) ka bërë të ditur se bota po përballet me “çmime shokuese të ushqimit”.
Abdolreza Abasian, ekonomiste në FAO, ka thënë të enjten se ngritja e çmimeve është “alarmante”, por situata ende nuk ka arritur në gjendjen e viteve 2007-08, kur në mbi 30 vende të varfra, përfshirë Haitin, Bangladeshin dhe Egjipt, kishte ardhur deri te trazirat.
“Bota po përballet me çmime shokuese të ushqimit”, ka thënë ajo, duke shtuar se një gjendje e tillë e krijuar mund të çojë deri te kriza për ushqim.
Ngritja e çmimeve nuk ka shkaktuar probleme vetëm në vendet në zhvillim, por edhe në Kinë dhe Indi, duke u shndërruar në një problem potencial në vendet në zhvillim.
Bujqit shfaqin drojën se çmimet e produkteve bujqësore mund të rriten në të ardhmen, duke pasur parasysh se fenomeni natyror “Ninja” po forcohet, gjë që mund të çojë në thatësira në zonat kyçe në SHBA, Argjentinë dhe Brazil.
Ekspertët thonë se indeksi i çmimeve të ushqimit - shporta e konsumatorit në të cilën bëjnë pjesë gruri, misri, orizi, vaji, prodhimet e qumështit, sheqeri dhe mishi, është ngritur në 214,7 poenë, duke tejkaluar maksimumin prej 213,5 në qershor të vitit 2008.