Bota më pak paqësore në vitin 2009
Bota ishte më pak paqësore në vitin 2009, thotë Indeksi Global i Paqes, i cili radhit 149 vende sipas shkallës së krimit, potencialit për sulme terroriste dhe marrëdhënieve me vendet fqinje.
Edhe një herë, Iraku, Afganistani dhe Pakistani janë ndër vendet më pak paqësore të botës, ndërsa Rusia dhe Gjeorgjia shënuan rënie.
Instituti për Ekonomi dhe Paqe me seli në Australi, i cili e publikon indeksin, konsideron se më shumë se 20 faktorë të brendshëm dhe të jashtëm e përcaktojnë radhitjen e një shteti.
Indeksi i shfrytëzon të dhënat e siguruara nga Kombet e Bashkuara, Amnesty International dhe grupet tjera, si dhe mbikëqyret nga një panel ekspertësh.
Në vitin e katërt të vlerësimit, Indeksi Global i Paqes është sondazhi i parë që përpiqet ta formulojë sfidimin filozofik të idesë së paqes.
Klajd Mekonahju, drejtor i bordit në Institutin për Ekonomi dhe Paqe, thotë se rëniet e vitit të kaluar ishin pasojë e ndryshimeve brenda kufijve të vendeve.
“Bota në 12 muajt e fundit ishte në përgjithësi më pak paqësore në saje të përkeqësimit të indikatorëve të jashtëm. Këtu përfshihen shkalla globale e vrasjeve, rritja e shkallës së korrupsionit dhe përkeqësimi i stabilitetit në mbarë botën. Këta fajtorë kanë ndikuar që të përkeqësohet paqja në botë”, tha Mekonahju.