Liberalët fituan zgjedhjet në Holandë
Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Holandë vërehet një fitore e ngushtë e liberalëve të djathtë (VVD) dhe një ndryshim i qeverisë. Sipas rezultateve të fundit nga numërimi i votave partia liberale, VVD, e drejtuar nga ish-menaxheri, Mark Rutte ka arritur të fitojë dhjetë mandate më shumë se në zgjedhjet e kaluara.
Kështu nga 150 vendet në parlamentin holandez, ajo ka siguruar 31 prej tyre.
Menjëherë pas liberalëve të djathtë janë socialdemokratët, të cilët arritën të sigurojnë 30 vende. Forca e tretë politike është partia armiqësore ndaj islamit, e popullistit të djathtë Geert Wilders, e cila ka siguruar deri tani 24 vende në parlament.
Një disfatë të rëndë kanë pësuar nga ana tjetër demokristianët e ish- kryeministrit, Jan Peter Balkenende, të cilët kanë humbur mbi gjysmën e mandateve të deritanishme dhe mbeten forca e katërt politike me vetëm 21 vende në parlament.
Balkenende paralajmëroi dorëheqjen e tij nga politika.
"Këto rezultate kërkojnë marrjen e përgjegjësive politike. Kjo do të thotë po ashtu që unë si drejtues i partisë duhet të marrë përsipër përgjegjësinë që më takon prandaj unë heq dorë nga posti im në parti dhe nuk kthehem më në parlamentin e ri", tha Balkenende.