E Diel, 1 Nëntor 2026

Emi Uainhauz le nje trashegimi te pakte por te fuqishme muzikore

Emi Uainhauz kengetarja e famshme britanike e muzikes soll-xhaz u gjet dje e vdekur ne shtepine e saj ne Londer. E lindur ne vitin 1983 ajo u rit ne zonen veriore te Londres dhe e filloi karieren e saj muzikore ne moshe shume te re. Uainhauz u be e famshme me albumin Back to Black ne vitin 2006.

Pak artiste e kane permbledhur karieren e tyre ne nje kenge te vetme ne nje rresht aq mire sa Emi Uainhauz.

Ata u perpoqen te me detyrojne te shkoj per rehabilitim thoshte ajo ne kengen me fame boterore te 2006s Rehab.  Une thashe Jo jo jo.

Ndonje here ajo edhe pranonte por megjithe trajtimin ne spitalet dhe klinikat me te mira  nuk mundi ti braktiste alkoolin dhe drogat qe influencuan ne karieren e kesaj kengetareje me nje ze te vecante dhe me interpretime te nje kolazhi zhanresh muzikore qe premtonte shume.

Ne jeten e saj te shkurter Uainhauz shpesh ishte ne titujt e lajmeve per shkak te abuzimit me alkoolin dhe drogat per mungesen e regjimit te te ngrenit per marredheniet e paqendrueshme dhe per anullimin e shfaqjeve.

Megjithate trashegimia e saj e pakte muzikore do te mbetet e fuqishme.

Kengetarja u gjet e vdekur dje nga ekipi i ambulances se ndihmes se shpejte qe u thirr ne shtepine e saj ne lagjen Kamden ne veri te Londres nje Meke kulturore e te rinjve e njohur per skenen e saj muzikore klubet dhe drogat e paligjshme.

Sherbimi londinez i ambulances tha se Uainhauz kishte vdekur para se ekipi i ndihmes te mberrinte ne shtepine e saj ne Sheshin e famshem Kamden. Shkaku i vdekjes nuk u percaktua menjehere.

Vdekja e saj nuk ishte krejt e papritur por lajmi tronditi miliona njerez ne mbare boten.

Dashamiresit u mblodhen jashte shtepise se saj per ta nderuar. Miku i saj kengetari dhe producenti britanik i filmit Reg Travis u pa aty prane.

Tifozi i saj francez 23-vjecari Emilien Krispo i tha televizionit te Associated Press-it se Uainhauz pruri ne muzike nje stil mahnites.

Ajo ishte nje kengetare e madhe. Fakti qe ajo solli shume gjera nga vitet 60-te dhe stilin me te mire soll me nje timber modern ishte dicka mahnitese.  Per mendimin tim ashtu si ne France ajo kishte nje numer shume te madh tifozesh ne gjithe boten. Lajmi per vdekjen e saj eshte me te vertete i rende.

Hillari Foks gazetare e Associated Press-it per argetimin tha se vdekja e Uainhauzit ne nje moshe kaq te re eshte e dhimbeshme.

Emi Uainhauz ishte vetem 27 vjec kur vdiq dhe per fat te keq kjo e ben ate pjese te nje grupi yjesh te muzikes qe kane vdekur rreth te njejtes moshe si Kurt Kobein Xhenis Xhoplin dhe Xhimi Hendriks.

Uainhauz u pa per here te fundit ne publik ne nje koncert ne Londer te merkuren kur doli ne skene me Dione Brumfild.

Ajo u be e famshme me albumin Back to Black nje kolazh zhanresh muzikore xhaz soll rrok dhe pop klasik qe u be hit boteror. Albumi fitoi pese cmime Grammy dhe e beri Emi Uainhauz nje nga yjet me te njohura te muzikes.

Une nuk dola ne publik per tu bere e famshme i tha Uainhauz  Associated Press kur u publikua albumi. Une jam vetem  muzikante.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›