Vdiq Amy Winehouse simbol i suksesit dhe skandaleve

Jo pak njerez kane llogaritur me vdekjen e saj. Prej vitesh Amy Winehous luftonte me problemet e alkoholit dhe te droges. Ajo kishte humbur shume ne peshe dhe trupi i saj ishte shume i dobet. Kete proces e kishin pare shume por asgje nuk kishte arritur qe ta ndihmonte kete grua. Edhe qendrimi shpesh ne kliniken e rehabilitimit nuk i kishte sjellur sukses. Tani kengetarja 27-vjecare u gjet e vdekur ne banesen e saj ne veri te Londres.
Albumi i saj i pare Frank doli ne vitin 2003. Atehere ajo ne nje inetrviste pati thene bdquoUne fillova te merrem me muzike si nje sfide per mua per te pare nese mundem te arrij ne muzike. Nuk kisha asgje tjeter cfare une pelqeja. Une kam degjuar Jazz dhe kenget e te medhenjve si James Taylor dhe Carole King. Une mendoj se nuk ka asgje tjeter qe mua tme pelqeje me shume dhe qe mua tme pershtatet me mire. Keshtu e kam nisur per te bere me pas pervojen time.
Krahasimet me Beatles Bildunterschrift Suksesi ...
Me pas ajo nxorri albumin e dyte ne 2006 bdquoBack to Black. Ky album bindi si kritiken ashtu dhe publikun. U shiten dhjete milione kopje dhe me kete album fitoi pese cmime Grammy.
Tani ajo ishte nje yll. Zeri i saj konsiderohej si nje zbulim i madh ne vitet e fundit. Gazetari per muzike Dan Wootton e krahason ate edhe me Beatles bdquoAjo ishte nje legjende britanike e vertete nje nga sukseset e pakta te muzikes britanike Pop qysh prej Beatles thote ai.
Ajo vete pershkruante veten si nje grua e zeze me nje trup te bardhe. Winehouse e cila ne 14 shtator do te kishte mbushur 28-vjec njihej per vokalet e saj teper te fuqishme dhe miksimin eklektik te disa zhanreve muzikore si RampB soul dhe jazz.
Por suksesin ajo nuk e perballoi. Me se vonti ne vitin 2007 ajo filloi te zbrese nga lavdia ku ishte ngjitur. U martua me nje burre i cili ishte i varur nga droga dhe kjo ndikoi me tej kur ajo hipte ne skene. Ndarja nuk vonoi gjate.
Problemet serioze me droge
Por ekseset e alkoholit dhe te droges vazhduan. Ne vitin 2008 ne nje koncert ajo impresionoi njerezit me trupin e dobesuar dhe me xhestet ne skene. Ajo vuante nder te tjera nga emfizema ne mushkeri e cila mund te shkaktohet nga pirja e tepert e duhanit por edhe nga perdorimi i kokaines. Bildunterschrift ... dhe skandalet
Ne qershor te ketij viti ajo donte te fillonte nje turne te ri. Por u desh te nderpreje koncertin ne Beograd ku pati nje shfaqje skandaloze. Te pranishmit thone se ajo ishte teresisht e dehur. Turneu i koncerteve u nderpre. Prej vitesh tifozet e saj prisnin nga ajo nje album te ri por albumi nuk erdhi kurre sepse shendeti i saj ishte goditur.
Vazhdimisht gazetat bulevardeske do te mbusheshin me pamje te ekseseve te saj. Fotografet prisnin para shtepise se aj ne Londer per ti bere fotografi kengetares se dobesuar dhe te semure apo edhe te neveritshme. Megjithate me vdeken e saj bota e muzikes humbi nje ze te jashtezakonshem.
Autor Torsten Huhn/Mimoza Cika-Kelmendi
Redaktoi Bahri Cani
Bahri Cani