E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amazon jep me qira librat shkollorë

Nga Express më 24 korrik 2011 në ora 15:41

Duke filluar nga viti i ardhshëm shkollor, faqja e internetit Amazon do të nisë në Shtetet e Bashkuara programin për dhënien hua të librave për studentët.

Do të jetë kështu e mundur të merren me qira librat me tekste digjitale për platformat Kindle dhe Kindle app.

Sistemi, që quhet “Kindle Textbook Rental”, mundëson kursimin deri ne 80 për qind të çmimit të kopertinës.

Gjithashtu, sa më shumë të zgjatet qiraja, që mund të personalizohet nga 30 në 360 ditë, aq më i leverdishëm është sistemi, pasi nuk do të ketë kufizime për rinovimin e kërkesës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›