Bota nderon kujtimin e Riçard Hollbrukut

Obama e quajti Hollbrukun si “gjigant të vërtetë të politikës së jashtme amerikane”. “Unë dhe Michelle jemi thellsisht të mërzitur për vdekjen e Riçard Hollbrukut, një gjigant i vërtetë i politikës së jashtme amerikane, i cili e bëri Amerikën më të fortë, më të sigurtë dhe më të respektuar”, deklaroi Obama.
Hollbruk ishte protagonisti kryesor që ndihmoi në arritjen e marrëveshjes së Dejtonit, duke i dhënë fund luftës së Bosnjës. Para ndarjes nga jeta, ai ishte i dërguari i posaçëm i Presidentit amerikan në Afganistan dhe Pakistan.
Presidenti afgan, Hamid Karzai dhe lideri pakistanez Asif Ali Zardari shprehën hidhërimin e tyre për vdekjen e diplomatit të lartë.
"Ambasadori Hollbruk ishte një diplomat në karrierë me një eksperiencë të madhe që i ka kryer shërbime të mëdha popullit dhe qeverisë amerikane", deklaroi Karzai, i cili i shprehu ngushëllimet e tij të afërmve dhe të gjithë amerikanëve.
Ndërsa presidenti pakistanez, Asif Ali Zardari, deklaroi se "Pakistani ka humbur një mik".
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Katherine Ashton, shprehu keqardhjen për vdekjen e Riçard Hollbrukut duke theksuar se "Evropa do të kujtojë në veçanti rolin e tij historik për të risjellë paqen në Ballkan”.
Edhe ministrja e Jashtme franceze, Michele Alliot-Marie, përshëndeti sot kujtimin "e negociatorit të palodhur" amerikan Richard Hollbruk. "Përshëndes kujtimin e këtij diplomati të shkëlqyer, negociatori të palodhur dhe përkrahësi të bindur të rolit të Kombeve të Bashkuara ku ai ishte një përfaqësues i përhershëm i Shteteve të Bashkuara, mjaft aktiv, i angazhuar dhe i vlerësuar", deklaroi shefja e diplomacisë franceze në një komunikatë.
Kryeministri britanik, David Kameron, theksoi se “forca e personalitetit dhe aftësitë negociuese u kombinuan në arritjen e marrveshjes së paqes në Dejton, duke i dhënë fund luftës në Bosnjë”.
Ministri suedez i Punëve të Jashtme, Karl Bildt, i cili shërbeu në Bosnjë në fillim të viteve 90, e përshkroi Hollbrukun si “një gjigant i vërtetë në mesin e diplomatëve të kohës sonë. Njëri nga më të mirët dhe më të shkëlqyerit”.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, vlerësoi lart “aftësitë diplomatike dhe vizionin strategjik” të të ndjerit.
Madje edhe njëri nga kundërshtarët krzesorë të Hollbrukut gjatë luftës së Bosnjës, lideri i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhixh, ka shprehur hidhërim të thellë për humbjen e diplomatit të lartë. Gjatë një komunikate të publikuar, Karaxhixh theksoi se ka shpresuar që ta thërriste Hollbrukun si dëshmitar.
Të afërmit e Hollbrukut dhe qeveritarët amerikanë morën sot ngushëllime të thella dhe të sinqerta edhe nga shumë shtete të tjera si Italia, Kina, Rusia etj./Start/Fatjon Prroni/
2010-12-14 21:00
[