Nëna e Assange:Julian, i bindurpër të publikuar sekretet e tjera
LONDER- Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange i ka pohuar nënës së tij gjatë vizitës në qelinë e burgut në Londër, se ai mbetet i angazhuar për të publikuar më shumë kabllograme të Ambasadave Amerikane, pavarësisht presionit amerikan apo vendeve të tjera.
Rrjeti australian Seven i kërkoi Christine Assange që ti bënte vetëm një pyetje të birit: Nëse ja vlente e gjtihë kjo?
“Bindjet e mija janë të palëkundura”- i ishte përgjigjur Julian , duke shtuar se ai i qëndronte besnik idealeve të tij dhe se këto rrethana nuk do trondisnin atë.
Assange thekson se ky proces e ka bindur më shumë se vendimet e tij janë korrekte. Gjatë bisedës me të emën Assange kishte kritikuar vendimin e kompanive të ndryshme që pezulluan financimin për faqen Wikileaks.
“Ne e dimë tashmë që Viza, Mastercard, PayPal janë instrumente të SHBA-ve dhe nuk ka asgjë të re në këtë rast” kishte deklaruar Assange.
Ndërkohë Assange bën thirrje që bota të mbrojë punën dhe ndihmësit e tij nga sulmet e paligjshme dhe imorale.
(e.n/news24/BalkanWeb)