E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes Hollbruk, Thacingushëllon Obamën:Ishte mik i Kosovës

PRISHTINE- Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ngushëlloi Presidentin e SHBA-ve, Barack Obama dhe popullin amerikan për ndarjen e parakohshme nga jeta të diplomatit të lartë, Richard Hollbruk, të cilin e vlerëson mik dhe zë mbrojtës i Kosovës.

"Richard Hollbruk ishte ndër diplomatët më të njohur në nivel botëror, që dha kontribut të shquar në të gjitha misionet, duke treguar cilësitë e larta individuale dhe përfaqësimin e denjë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në ndërtimin e paqes anembanë globit", thekson Thaçi në telegramin drejtuar Presidentit Obama.

Ai vlerëson se "për qytetarët e Kosovës vdekja e Richard Hollbruk është humbje e një miku dhe një zëri mbrojtës të interesave të Republikës së Kosovës".
Hollbruk u nda mbreme nga jeta ne moshen 69 vjecare.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›