Greqi, paralizohetAthina nga greva e transportit publik
ATHINË - Athina është përfshirë sot nga bllokime shumë të mëdha, pasi ka mbetur pa transport publik për shkak të një greve 24-orëshe kundër një projekti të shkurtimit të pagave në ndërmarrjet publike.
Asnjë autobus, metro, troleibus ose tramvaj nuk qarkullonte në kryeqytet ku në mesditë janë parashikuar manifestime përpara parlamentit, për të protestuar kundër votimit të parashikuar në mbrëmje të reformës së kundërshtuar nga sindikatat e transporteve.
Projektligji, i kërkuar nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, parashikon veçanërisht shkurtime prej 10 deri 25 për qind të pagave më të larta se 1 800 euro në muaj në ndërmarrjet publike (energjetike, transporte, posta etj).
Këshilli i ministrave pritet gjithashtu të shqyrtojë gjatë ditës një projektligj tjetër për ristrukturimin e shoqërive të transportit publik në Athinë dhe që parashikon shkurtime të tjera të pagave dhe rrudhje të vendeve të punës.
Personeli i këtyre ndërmarrjeve pritet ta vazhdojë grevën nesër, dita e grevës së përgjithshme në Greqi në kuadrin e një mobilizimi evropian kundër masave të rrepta ekonomike, përpara një greve tjetër 24 orëshe.
Mobilizimi në transporte përkon me një zemërim të sindikatave ndaj një reforme të dytë që pritet të miratohet sot dhe që i hap rrugën shkurtimeve të pagave dhe pushimeve nga puna në sektorin privat, nëpërmjet dobësimit të konventave kolektive në përfitim të kontratave të ndërmarrjeve.
Dy sindikatat kryesore të sektorit privat dhe publik bënë thirrje për një ndërprerje të punës prej tri orësh në rrethin e Athinës në mesditë kundër këtyre masave, si prelud i grevës së të mërkurës.
BE-ja dhe FMN-ja kanë vënë si kusht për zhbllokimin e parashikuar në shkurt të këstit të katërt prej 15 miliardë eurosh të ndihmës prej 110 miliardë euro të miratuar për Greqinë në maj për shpëtimin e saj nga falimentimi.
(d.b/BalkanWeb)