E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ina Rama pret amb. Arvizu: Mirënjohje për mbështetjen!

Duke e uruar për fillimin e detyrës së tij, Kryeprokurorja Ina Rama i shprehu Ambasadorit Arvizu mirënjohjen e veçantë për kontributin dhe ndihmën e qeverisë së SHBA për institucionin e prokurorisë si dhe shprehu dëshirën për rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit.

Gjatë takimit, Zonja Rama, bëri një pasqyrë të punës dhe paraqiti prioritetet e Prokurorisë që është fokusuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit financiar. Gjithashtu, kryeprokurorja bëri prezent mbështetjen nga ana e ambasadës së SHBA për institucionin e Prokurorisë nëpërmjet zyrës së UPDAT dhe programit të Sfidës së Mijëvjeçarit duke garantuar njëkohësisht për rolin e angazhimit të prokurorisë sidomos në situatat që po kalon vendi në rrugën e integrimit.

Ambasadori i SHBA-ve, Arvizu, vlerësoi hapat e Shqipërisë në proceset e integrimit si dhe rolin e prokurorisë në rritjen e performancës së vendit. Ambasadori Arvizu u shpreh se e njeh rolin dhe peshën e Prokurorisë çka e bën këtë institucion një partner të besueshëm dhe theksoi mbështetjen për institucionet e zbatimit të ligjit në Shqipëri.

                                                                                             2010-12-15 09:25
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›