E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, Berluskonirikonfirmohet kryeministërprotesta para Parlamentit

ROME- Silvio Berluskoni rikonfirmohet kryeministër i Italisë. Pas senatit dhe dhoma e ulët e parlamentit i tha po qeverisë së kryeministrit 74 vjecar. Qeveria ka arritur tia dalë, vetëm me 3 vota më shumë, për të hedhur poshtë dy mocionet e mosbesimit. 
314 vota ishin kundër dhe 311 pro, ndërsa dy deputetë abstenuan.  Në betejën e parë në senat votuan pro qeverisjes së tij 162 senatorë dhe 135 kundër,dhe 11 senator abstenuan.

Ndërkohë para parlamentit studentët protestojnë kundër qeverisë Berluskoni. Manifestuesit janë përpjekur të sulmojnë disa automjete të blinduara të policise, me lopata dhe tulla te cilat i merrnin nga një furgon i parkuar aty pranë.  

Berluskoni dukej vërtet i tensionuar sot në Senat edhe pse fitorja e tij ishte thuajse e sigurtë. Ne fjalimin e djeshëm në parlament u kërkoi deutetëve të mos rrezikonin stabilitetin e vendit duke mos i dhënë besimin. Por kritikët thonë se ai është i përfshirë në shumë skandale personale, korrupsion etj. 74 vjecari Berluskoni është nga gjysma e mandatit të tij të tretë megjithatë pozicioni i tij është dobësuar shumë nga një seri skandalesh që përfshin edhe marrëdhëniet e tij me gratë. Ai ka humbur gjithashtu mbështetjen e aleatit të tij më të ngushte Fini.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›