Bota perulet perpara Messit

Ka shënuar rreth 250 gola në karierrë. Megjithatë, ky i minutës së 25-të kishte një vlerë të veçantë.
Është rrjeta e 86-të e realizuar nga Lionel Messi në këtë vit kalendarik. Ky është rekordi më i ri në historinë e futbollit, duke thyer atë të Gerd Mueller, që zgjaste prej 40 vjetësh.
Natyrshëm që primati i jashtëzakonshëm i argjentinasit, u shndërrua edhe në kryefjalën e mediave botërore.
“Legjendar: Mesi 86 gola në 2012: Rekord!” shkruante italiania “La Gazzetta dello Sport”. “Corriere dello Sport” nënvijëzonte: “Messi mitik, fshin Gerd Mueller”
Vlerësimet janë unanime edhe në Spanjë. “Mesi është rekordmeni” theksonte “Marca” që e kishte vendosur përkrah Falcaos.
“El Mundo” përdorte vetëm shifrën 86, të rekordit, ndërsa katalania “Sport” shkruante: “I jashtëzakonshëm”.
Nga Anglia, tabloidi “The Sun” përdorte titullin “Messi thyen Mueller”, duke përdorur lojën e zakonshme të fjalëve, ndërsa për “Mirror” argjentinasi është më i miri i të gjitha kohëve.
Rekordi i golave në një vit kalendarik është vlerësuar edhe në Argjentinë, Brazil e SHBA. Të gjithë janë në një mendje, “Messi është legjendë”.