E Shtunë, 31 Tetor 2026

Campagnaro lë Napolin për Interin

Hugo Campagnaro do të largohet nga Napoli duke iu bashkuar rivalit nga Serie A, Inter, në fund të këtij sezoni, ka njoftuar e përditshmja sportive italiane Corriere dello Sport.

E ardhmja e argjentinasit në San Paolo është në dyshim pasi kontrata e tij do të skadojë në qershor 2013. Edhe pse menaxheri i tij ka insistuar se është në bisedime për vazhdimin e kontratës, Corriere ka insistuar se Campagnaro do ti bashkohet Nerazzurrëve si futbollist i lirë.

Ai erdhi në Napoli më 2009 nga Sampdoria dhe deri më tani gjatë këtij sezoni ka bërë 13 paraqitje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›