Henry debuton në FA Cup?

Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry pritet të rikthehet në klub muajin e ardhshëm, kurse debutimi i tij i trete me fanellën e gjigantit londinez pritet ta bëjë në duelin kundër Swanseas në rrethin e tretë të FA Cup më 6 janar.
Sipas medieve angleze, Henry tashmë ka arritur marrëveshje për rikthim në Arsenal në formë huazimi nga New York Red Bulls.
Dhe, ai mund të paraqitet menjëherë në ballafaqimin me Swansean. Ish reprezentuesi francez ishte në Emirates Stadium derisa Arsenali iu rikthye fitores në Premierligë duke mposhtur WBA-n 2-0 të shtunën.