E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mandanda vazhdon në Marseille

Portieri dhe kapiteni i Olympique Marseille, Steve Mandanda ka nënshkruar kontratë të re dyvjeçare që do ta mbajë atë në klub deri më 2016.

Mandanda, 27 vjeç i shoqëruar nga menaxheri i tij, presidenti Vincent Labrune dhe drejtori i përgjithshëm i klubit, Philippe Perez nënshkroi marrëveshje të re me Marseillen, pas humbjes 3-0 në shtëpi nga Lorient të dielën, që ishte paraqitja e tij e 200-të për ekipin nga Velodrome.

Stinorin e kaluar, Mandanda kishte deklaruar se dëshiron të luajë në Premierligë derisa spekulohej me kalim në Tottenham dhe Manchester United.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›