E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fabregas mungon një muaj

Mesfushori i Barcelonës, Cesc Fabregas do të mungojë për deri në katër javë pas lëndimit në kofshë që pësoi gjatë fitores ndaj Real Betisit të dielën mbrëma.

Fabregas ishte në fushë për vetëm nëntë minuta para se të zëvendësohej nga Alexis Sanchez dhe gjiganti katalan ka konfirmuar se reprezentuesi spanjoll do të mungojë për gati një muaj.

“Stafi mjekësor i Barcelonës ka konfirmuar se Cesc Fabregas ka qarë një muskul në kofshën e këmbës së majtë. Ai do të qëndrojë jashtë fushës për tre deri në katër javë. Andaj, do të mungojë në tri ndeshjet e fundit këtë vit, dy në ligë kundër Atletico Madridit dhe Valladolidit dhe udhëtimin kundër Cordobas në Copa del Rey”, thuhej në komunikatën e Barcelonës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›