E Diel, 1 Nëntor 2026

Bota po kërcënohet nga klima

Banka Botërore paralajmëroi dje se ndikimi i ndryshimeve klimaterike në Rajonin e Evropës dhe atë të Azisë Qendrore do të jetë më i madh nga sa pritej, për shkak të një trashëgimie të vazhdueshme në keqadministrimin mjedisor post-Sovjetik dhe infrastrukturës së dobët të pjesës më të madhe të Rajonit, duke i lënë kështu këto vende në gjendje të papërgatitur për t‘u adaptuar. "Evropa dhe Azia Qendrore vuajnë nga një ‘deficit adaptimi‘, i cili tashmë është sfiduar nga ndryshueshmëritë e fundit klimaterike", tha Marianne Fay, drejtoresha e Raportit të Zhvillimit Botëror 2010, për Bankën Botërore. Raporti i bërë publik dje gjatë bisedimeve për ndryshimet e klimës të UNFCCC në Bon dhe në prag të Ditës Botërore të Mjedisit (5 Qershor), thotë së në kundërshtim me perceptimet e njerëzve, Rajoni kërcënohet ndjeshëm nga ndryshimet e klimës dhe ka filluar tashmë të përjetojë pasojat: ndryshueshmëri në rritje, temperatura më të larta, ndryshim i situatës hidrike, deri në ekstreme si thatësira, përmbytjet, valët e nxehtësisë, gjithashtu edhe tufanet dhe zjarret në pyje. Temperaturat mesatare në Evropë dhe Azinë Qendrore janë rritur tashmë me 0.5ºC në jug dhe 1.6ºC në veri (Siberi) që nga fillimi i shekullit të 20. Raporti thotë se ndryshimet në nivelin e detit, si një tjetër ndikim i ndryshimit të klimës, do të ndikojë në katër pellgjet e Rajonit, në Detin Baltik, në Adriatikun Lindor dhe në bregun Mesdhetar të Turqisë, Detin e Zi dhe Detin Kaspik, gjithashtu edhe në Oqeanin Arktik rus.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›