Cani: Individët të blejnë borxhin publik
Ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Shkëlqim Cani, i sugjeroi dje BSH-së dhe Ministrisë së Financave të "marketizojnë më mirë dhe ta lehtësojnë blerjen e bonove të thesarit dhe obligacioneve qeveritare nga ana e individëve". Në një intervistë për "Top Channel", Cani tha se lehtësimi i pjesëmarrjes së individëve në këtë treg mund të sjellë ulje të interesave dhe zbutje të problemit të likuiditetit. "Çudia më e madhe është që shteti shet një produkt, por nuk i bën marketingun e duhur", u shpreh Cani.
Tregu i borxhit publik në Shqipëri qarkullon 400 miliardë lekë në vit, (rreth 4 miliardë dollarë), ndërsa interesat që buxheti i shtetit paguan për këtë borxh pritet të arrijnë në 350-400 milionë dollarë për vitin 2009. Banka e Shqipërisë hapi një sportel për shitjen e drejtpërdrejtë të bonove të thesarit për individët në vitin 2003 dhe individët nxituan t‘i investojnë paratë e tyre te borxhi publik, të joshur nga interesa shumë më të larta se ato të depozitave. Në më pak se dy vjet, individët blenë deri në 17 për qind të bonove të emetuara nga qeveria. Interesi masiv i individëve dhe kompanive për bonot e thesarit, bëri që tregu të hapej për konkurrencë dhe interesat u reduktuan ndjeshëm, së bashku me faturën që qeveria paguan për borxhin publik.
Por në vitin 2005, BSH-ja vendosi ta mbyllë sportelin për shitjen e drejtpërdrejtë, pavarësisht se Fondi Monetar Ndërkombëtar pati këshilluar të kundërtën. FMN-ja pati këshilluar gjithashtu hapjen e një sporteli të dytë pranë Ministrisë së Financave. Teorikisht, qytetarët kanë ende të drejtë të blejnë bono thesari, por ata detyrohen të veprojnë përmes një banke dhe shumë prej bankave nuk kanë interes ta marketizojnë këtë produkt, pasi biznesi i tyre kryesor është të marrin depozitat e qytetarëve dhe t‘i përdorin për blerje bonosh thesari, duke fituar diferencën në interesa.
Të shqetësuar nga situata e re, Autoriteti i Konkurrencës hapi vitin e kaluar një hetim të thelluar për të parë nëse ka shkelje të konkurrencës në tregun e borxhit publik.
Interesat e bonove të thesarit janë aktualisht në nivelin më të lartë që nga viti 2002, kryesisht për shkak të kërkesës së lartë të qeverisë. BSH-ja thotë se shqiptarët po mbajnë miliona euro nën jastëk dhe nuk po i dorëzojnë në banka, gjë që i mban të larta interesat e bonove. Lehtësimi i procedurave për investimin e individëve në bono dhe obligacione, konsiderohet nga ekspertët edhe si zgjidhje për problemin e besueshmërisë, pasi shumë shqiptarë kanë besim te banka qendrore dhe te qeveria më shumë sesa te pjesa tjetër e tregut.