E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maldini: Kaka? S‘e di çfarë do të bëjë

Pas lamtumirës nga futbolli i luajtur, Paolo Maldini flet për situatën te Milani. Në qendër të vëmendjes janë trajneri i ri, Leonardo dhe Kaka. "Mendoj se Leonardo është pak i shqetësuar, është normale në vitin e parë si trajner. Gjithsesi, ai ka avantazhin se ka qëndruar 12 vjet te Milani", tha ish-numri 3. "Kaka? Nuk e di nëse do të qëndrojë te kuqezinjtë. Ai nuk preferon të flasë më për këtë temë". Pep Guardiola i dedikoi fitoren e Barcelonës në Champions dhe Maldini shtoi: "Nuk e prisja këtë dedikim nga Guardiola, i doli nga zemra. Biseduam pas asaj ndeshjeje, por nuk më kërkoi të luaja te Barça".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›