Kriza, biznesi i shtrin dorën qeverisë
Bizneset detyrohen t‘i shtrijnë dorën qeverisë për të marrë kredi me terma të buta, mundësuar nga programi i Ministrisë së Ekonomisë, me fond 25 milionë euro. Kushtet janë të qarta dhe kush i plotëson mund të përfitojë deri në 300 mijë, me interesa 3.5 deri në 5 për qind, si dhe periudhë mospagimi deri në 1 vit. Nga bankat bizneset po marrin refuzim kërkese për kredi, duke i detyruar të vështrojnë me interes projektin e Kooperacionit Italian. Që prej nisjes së këtij projekti, pesë muaj, janë dhënë kredi vetëm për tri biznese prodhuese, dy nga Tirana dhe një nga Shkodra, ndërsa shtatë të tjera janë në proces. Nga drejtues të projektit mësohet se fluksi i kërkesave është tepër i lartë, ku vetëm 30 për qind prej tyre synojnë të marrin financim për nevoja likuiditeti, kurse pjesa tjetër për investim. Në fillim u tha se kushti kryesor është se biznesi duhet të jetë eksportues dhe partner me një kompani italiane, por kriteret ndryshuan, duke i hapur rrugë të lirë të gjithë sektorit. Marrëveshja 30 milionë euro, mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, po monitorohet dhe zbatohet nga programi italo-shqiptar për zhvillimin e SME-ve në Shqipëri, pranë Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë e Energjetikës dhe deri tani nuk ka të dhëna nëse ka pasur abuzime, me anë të preferencës për të dhënë kredi.
Çdo biznes është i lirë të shkojë te banka dhe të aplikojë për programin e SME-ve. Më pas, banka ia përcjell kërkesën, nëse biznesi duket në rregull me letrat, zyrës për financimin e SME-ve dhe që këtu nis faza e negociatave, verifikimit të kushteve, nënshkrimit të kontratës etj. Interesat janë të ndryshme, në varësi të shumës dhe afatit, ndërsa roli i qeverisë është mbështetja financiarisht e diferencës. Të dhënat flasin se një kompani ka marrë kredi nga programi 350 mijë euro, me interes 5.5 për qind dhe afat shlyerjeje tre vjet. Burime pranë programit thonë se kompania e fitoi kredinë pasi pranoi që pajisjet për investim do t‘i blinte në Itali, duke zënë 70 për qind të vlerës. Po një tjetër kompani për prodhim materialesh ndërtimi ka marrë kredi 430 mijë euro, me interes 3.5 për qind, ndërsa 95 për qind të pajisjeve do t‘i blejë në Itali. Kurse një tjetër, të gjithë kredinë prej 14 milionë lekësh, do ta shpenzojë për investime në pajisje, gjithnjë në vendin fqinj, nga ku është mundësuar marrëveshja. Pra, Italia, në këtë rast, garanton shitjen e mallit nga vendi i saj, duke përdorur marrëveshjen 30 milionë euro, që gjithsesi do të shlyhet nga shteti shqiptar, me interesa të buta dhe afat 38 vjet. Aktualisht në garë për të marrë kredi janë edhe shtatë subjekte, ndërsa i gjithë projekti do të zgjasë në varësi të rezultatit.