E Diel, 1 Nëntor 2026

Daçiq: Serbia nuk do të vetizolohet

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se qeveria serbe do të rishikojë bashkëpunimin e mëtutjeshëm me Tribunalin e Hagës.

Ai ka thënë se Serbia nuk do të hyjë në vetizolim edhe pse sipas tij bashkësia ndërkombëtare është treguar e padrejtë, shkruan tanjug.

Qeveria e Serbisë e kishte ndërprerë bashkëpunimin me Gjykatën e Hagës, pas lirimit të dy gjeneralëve kroatë, Ante Gotovina dhe Mladen Markaç./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›