E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova nuk e përkrah

Derisa bombat bijnë mbi fëmijët palestinezë dhe sulmet izraelite nuk po ndalen, skenë e përafërt me atë që Kosova ka përjetuar prej Serbisë, Qeveria e Kosovës nuk ka qëndrim për këtë punë.

Megjithëse Kosova është e dalë prej një sistemi ku ka funksionuar me pushtuesin dhe të pushtuarit, politikanët kosovarë asnjëherë nuk janë pozicionuar në përkrahje të Palestinës.

As sot kur pamjet tregojnë për masakra, kjo qeveri nuk pozicionohet në përkrahje të popullit palestinez.

“Pyeteni ministrin Enver Hoxhaj për këtë punë” ka thënë për Indeksonline, zëvendës kryeminsitri Hajredin Kuçi.

Por në nëntorin e kaluar Kuçi kishte dalë në përkrahje të Izraelit. Me të vetmen arsye se kështu bën Amerika kishte thënë se Qeveria e Kosovës nuk e njeh paavrësinë e Palestinës.

Ai kishte thënë se sa i përket pavarësisë së Palestinës Kosova nuk e ndan qëndrimin prej ShBA-së.

“Kosova ka qëndrime të njëjta për botën tjetër çfarë ka SHBA-ja dhe BE-ja. Ne e përkrahim SHBA-në dhe BE-në dhe jemi të koordinuar plotësisht për politika botërore”, ka thënë zëvendësshefi i Qeverisë, Hajredin Kuçi.

Një qëndrim të përafërt ndan edhe Qeveria Shqiptare.

Në një vizitë që kishte bërë kryeministri Berisha në Izrael, nuk kishte vizituar asnjë vend ose përfaqësues të popullit palestinez.

Palestina ka dhjetëra vjet që luton për pavarësinë e saj.

Vetëm tri ditët e fundit kanë vdekur mbi 100 persona, shumica gra e fëmijë/Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›