Motër e vëlla rrëmbejnë 17 vjeçarin

Një 17-vjeçar është rrëmbyer nga dy persona, të cilët ishin motër e vëlla. Policia e Sarandës bënë me dije se një 17-vjeçar u mor peng nga shtetasit Bekim e Fatbardha Jaçaj (motër dhe vëlla) përkatësisht 28 dhe 25 vjeç, që të dy me origjinë nga Berati, por me banim në Sarandë
Në një komunikatë të policisë theksohet se të arrestuarit në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë realizuar pengmarrjen e vëllait të ish-bashkëjetuesit të dikurshëm të Fatbardhës, 17-vjeçari A.M, shkruan Shekulli.
Forcat e policisë të cilët u vunë në lëvizje pas denoncimit të familjarëve gjetën pasditen e sotme adoleshentin në banesën e Fatbardha Jacaj, i lidhur ndërsa kanë rënë në pranga të policisë pasi nuk mundën të largohen
Ndaj dy pengmarrësve ka nisur një procedurë ligjore për paraburgimin e dy pengmarrësve ka nisur, ndërsa provat materiale i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme./Indeksonline/