E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bota së shpejti me 7 miliardë banorë

Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, brenda pak ditësh do të lindë fëmija me numër 7 miliardë.

Kështu, vetëm pas 12 vitesh që kur në botë lindi banori i 6 miliardë, popullsia do rritet edhe me 1 miliard.

Në vitin 2025 do ketë 8 miliardë dhe brenda fundit të shekullit do kemi 10 miliardë njerëz në tokë.

Me shumë gjasë fëmija do lindë në rajonin Azi-Paqësor, ku edhe rritja e popullsisë është më e larta.

Ekspertët thonë se ritmi i rritjes- bota është trefishuar që nga viti 1940- përbën një rrezik për qytetarët.

Me më shumë njerëz për tu ushqyer, më shumë nevojë për shtëpi e kujdes mjekësor, ata thonë se burimet e tokës do jenë gjithmonë e më të kufizuara.

Në vitin 2050 pritet që India të kalojë Kinën për numër banorësh, kurse Nigeria do mbërrijë në vendin e tretë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›