Van Persie, i përqendruar në Arsenal

Kapiteni i Arsenalit, Robin van Persie ka mohuar spekulimet se dëshiron të largohet nga klubi.
Gjiganti londinez ka bërë një start katastrofal të sezoni,t duke humbur katër prej tetë ndeshjeve të para, një prej të cilave në Old Trafford, ku u turpëruan 8-2 nga Manchester Unitedi.
Spekulohej se Van Persie është duke konsideruar mundësinë e largimit, por ai mohoi zërat e tillë. “Kohën e fundit ka pasur shumë storie në medie, por jam i përqendruar në Arsenal. Kështu është”, tha ai.