E Hënë, 2 Nëntor 2026

Botën e ndërtojnë idetë, jo interesat

14/06/2005  Ndërtimi i një visioni të ri dhe koherent i shtetit dhe i administratës së tij në botën postsocialiste është kështy detyra më e rëndësishme përpara të cilit ndodhet sot liberalizmi, veçanërisht në Europë. Një detyrë që sot duket më shumë pikërisht e sferës intelektuale sesa të asaj politike në kuptim të ngushtë, por që nuk është për këtë arësye më pak e rëndësishme nëqoftëse është e vërtetë, siç afirmonin dy intelektualë mjaft të ndryshëm midis tyre si John Maynard Keynes dhe Hayek, se ajo që e drejton vërtet botën nuk janë interesat materiale, por idetë

Vijon nga numri i kaluar

Sot përbashkësia e opinionit mbi vlerat themelore nuk është e mjaftueshme për të përcaktuar një aksion të programuar qeveritar. Programmi specifik i domosdoshëm për të bashkuar mbështetësit e qeverisë apo për të mbajtur sëbashku një parti, duhet të bazohet mbi bashkimin e interesave të ndryshme, bashkim që mund të arrihet vetëm me një proces kontraktimi. Kështu, një program i tillë nuk do të jetë shprehje e dëshirës së përbashkët për të arritur rezultate të veçanta dhe, pasi që do të jetë i lidhur me përdorimin e resurseve të disponueshme nga ana e qeverisë për qëllime të veçanta, përgjithësisht, ai do të bazohet mbi konsensusin e grupeve të ndryshme lidhur me furnizimin e shërbimeve të veçanta disa prej tyre në shkëmbim të shërbimeve të tjera të bëra ndaj secilit prej vetë grupeve. Do të ishte një fiskion i pastër ta përshkruaje një program të tillë veprimi, i miratuar nga një demokraci e prirur të tregëtojë, si shprehje të vlerave të përbashkëta për një mazhorancë».

Një pozicion ky i filozofit të madh austriak që ka një rezonancë të fuqishme me ndjekjen konstante të doktrinës sociale të Kishës Katolike, sipas të cilës “e mira e përbashkër” nuk është shumatorja e interesave egoiste të individëve të veçantë dhe e grupeve sociale.

Një aleat i fortë në etosin burokratik

Është krejtësisht domethënëse sesi domosdoshmëria që administrata publike t’uj korrespondojë megjithatë parimeve të tipit formal, pavarësisht nga performancat e saj, po bëhet një tematikë gjithnjë e më e ndjeshme.

Një raport i OCSE-së, i prodhuar në shtator të vitit 2000, “Të forcohet etika në administratën publike: masat e vendeve të OCSE-së”, i jep këtij klasifikimi të ponderuar të 8 vlerave thelbësore të administratës publike më shpesh të përmendura në 29 vendet e OCSE-së: paanshmëri (24), ligjshmëri (22), integritet (18), transparencë (14), efikasitet (14), barazi (11), përgjegjësi (11), drfejtësi (10). Duke i shikuar komplesivisht të gjithë këta elemento, mund të nxirret një konkluzion që nuk është vecanërisht intuitiv, por që pikërisht për këtë është ndoshta me interest ë madh. Kemi nënvizuar në fillim sesi ekziston një tension historik midis liberalizmit dhe administratës publike.

Megjithatë, nëqoftëse kuadri që kemi paraqitur është i besueshëm, liberalizmi mund të gjejë sot një aleat të fuqishëm në etosin burokratik, domethënë në vizionin e një administrate publike që u përmbahet kritereve formale të interesit dhe të primatit të shtetit. Pas një faze të zgjatur të paktën një gjysëm shekulli në të cilën liberalizmi thelbësisht është identifikuar me një kritikë të shtetit, ka arësye të mira për të besuar që liberalizmi ka sot si detyrë të arrijë të prodhojë një vizion të rinovuar të shtetit dhe një teori të rinovuar të politikës; jo vetëm një teori të limiteve të shtetit dhe të politikës: një vizion bindës sa për intelektualët, aq edhe për personat e zakonshëm, ashtu siç është tashmë në tregun e lirë. Është e njohur që shtetet demokratike liberale të të ashtuquajturës Belle époque, që megjithatë furnizonin shumë të mira publike, qenë jashtëzakonisht të kufizuar përsa u përket dimensioneve dhe fushës së veprimit dhe respektues të lirisë individuale. Edhe lufta ishte bërë e rrallë.

Situata ndryshoi rrënjësisht kur u fut sufrazhi universal, si pasojë e presionit të klasave punonjëse që reklamonin të drejtën e pjesëmarrjes në vendimet politike. Diferencat e konsiderueshme në fushën e pasurisë dhe të arësimit ekzistuese midis klasave drejtuese dhe atyre punonjëse, sëbashku me ideologjinë socialiste, shpjegojnë gjërësisht pse shteti i kufizuar i Tetëqindës ka evoluar në një shtet të gjithëpranishëm dhe rishpërndarës. Kush e konsideron shtetin si armikun e betuar të lirisë individuale duhet të dallojë kështu midis shtetit si trukturë institucionale – në versionin e tij liberal – dhe shtetit si strukturë politike mbi të cilin ka rënë detyra e reduktimit e hendekut të konsiderueshëm midis masave të mëdha të rrënjëshkulurve dhe klasave drejtuese të kamura. Mund të objektohet që procesi ka shkatërruar hapësira lirie dhe kuota pasurie, por duhet edhe kërkuar se cila do të kish qenë alternativa nëqoftëse shteti liberal demokratik të mos kish ekzistuar.

Arësyet historike të ekspansionit të shtetit në thelb janë venitur, pasi që aktualisht popullsia e demokracive liberale bashkëkohore është e përbërë nga persona relativisht të kamurn dhe të arësimuar dhe ideologia socialiste ka humour shumë nga sharmi i saj. Edhe në Europë rritet vetëdija e kostove të shtetit, ndërsa shtohen kritikat ndaj kufizimeve që ai i imponon lirisë individuale dhe rritjes ekonomike. Kjo lë hapësirë të gjerë për një vizion të ri liberal të shtetit dhe të procesit demokratik. Megjithatë, tërheqja e shtetit është vetëm pjesë e zgjidhjes.

Shteti i gjithëpranishëm ndoshta vjen duke u dobësuar, por pjesa më e madhe e qytetarëve vështirë se do të hiqte dorë nga të kërkuarit e një të mire të tipit të veçantë: sigurisë. Dhe jo vetëm sigurinë që jeta dhe të mirat do të mbrohen nga sulme të brendshme dhe të jashtme; edhe siguri mbi shëndetësinë, pleqërinë, arësimin, mirëqënien ekonomike, një mjedis fizik dhe social të shëndetshëm. Faktikisht, është demostruar si në mikro, ashtu dhe në makronivel, që shumica dërrmuese e personale ka prirje të pakët ndaj rrezikut dhe nuk e vlerëson në të njëjtën mënyrë probabilitetin e fitimeve dhe humbjeve të ardhshme. Kërkesa për politikë dhe institucione politike lind thelbësisht nga kjo.

Nga një këndvështrim i ndryshëm, por konvergjent, mund të afirmohet se pjesa më e madhe e personale preferon të jetojë në një shoqëri ku jo të gjitha lidhjet më të tjerët janë të natyrës kontraktuale. Dimensioni i historisë në shoqëri dhe në jetën njerëzore është thelbësore për ta shpjeguar këtë pikë. Siç kujtonte David Hume, brezat e njerëzve nuk janë brezat e mizave, që lindin dhe zhduken njëri pas tjetrit. Visioni liberal i cakton një rol vendimtar tregut në prodhimin e të gjitha llojeve të të mirave, edhe të atyre që vizionet kolektiviste – të djathta, ashtu si dhe të majta – i konsiderojnë si monopol i dorës publike. Megjithatë, ekziston edhe një dimension kolektiv, i lidhur me kërkimin e sigurisë dhe këtë duhet të sigurojë shteti. Nëqoftëse opinioni publik do të vazhdonte ta perceptonte liberalizmin si të paaftë për të dhënë siguri të arësyeshme, sipas të gjitha gjasave ideologjitë dhe socialiste do të vazhdonin të predominonin, pavarësisht dështimeve në sferën ekonomike.

Ndërtimi i një visioni të ri dhe koherent i shtetit dhe i administratës së tij në botën postsocialiste është kështy detyra më e rëndësishme përpara të cilit ndodhet sot liberalizmi, veçanërisht në Europë. Një detyrë që sot duket më shumë pikërisht e sferës intelektuale sesa të asaj politike në kuptim të ngushtë, por që nuk është për këtë arësye më pak e rëndësishme nëqoftëse është e vërtetë, siç afirmonin dy intelektualë mjaft të ndryshëm midis tyre si John Maynard Keynes dhe Hayek, se ajo që e drejton vërtet botën nuk janë interesat materiale, por idetë.

Angelo Maria Petroni

I lindur në Montefalco në vitin 1956, është diplomuar në Universitetin e Pizës dhe ka ndjekur Doktoraturën në Universite' Cotholique de Louvain. Ka dhënë mësim në shumë universitete të ndryshme të huaj dhe italianë, midis të cilave Bocconi dhe Sorbona. Profesori rregullt i Logjikës dhe i Filozofisë së Shkencës nga viti 1994, qysh nga 1997 jep Epistemologji të Shkencave Humane në Universitetin e Bolonjës. Në korrik të vitit 2000 është emëruar Docent i Përhershëm i Shkollës së Lartë të Administratës Publike i Presidencës së Këshillit të Ministrave. Në vitin 2001 është emëruar Drejtor i saj. Është anëtar shoqërishë shekncore, fondacionesh dhe revistash italiane dhe të huaja të ndryshme, midis të cilave "International Studies in the Philosophy of Science", "Journal of Libertarian Studies", "Journal des Economistes et des Etudes Humaines", "Ideazione", "Liberal". Nga viti 1989 është Drejtor i revistës torinese "Biblioteca della Libertà" dhe nga viti 1988 është anëtar i Mont Pelerin Society. Bashkëpunon me testata të ndryshme gazetareske, midis të clave "Il Sole 24 Ore" dhe "Ëall Street Journal Europe". Fushat e tij kryesore të kërkimit janë logjika e zbulimit shkencor, metodologia e shkencave sociale, epistemologia e shkencave njerëzore dhe liberalizmi bashkëkohor, me referim të veçantë ndaj teorisë kushtetuese.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›