Një sërë shpërrthimesh në Iran
14/06/2005 Një televizion shtetëror në Iran thotë se së paku tetë vetë kanë vdekur dhe më shumë se 27 janë plagosur në një sërë shpërrthimesh në qytetin jugor Ahwaz. Shpërrthimet duket të ishin koordinuar që të ndodhin ne intervale të caktuara nga ora nëntë e mengjesit. Një bombë shpërrtheu brenda në makinë afër zyres së guvernatorit të përgjithshëm, ndërsa dy të tjera brenda disa ndërtesave zyrtare dhe një afër shtëpisë së zevendës-drejtorit të televizionit shtetëror të kësaj province. Televizoni shtetëror tha se tetë makina ishin dëmtuar dhe disa ndërtesa. Askush nuk ka marrë përgjegjësinë deri tani për këto sulme që ndodhin vetëm pesë ditë para zgjedhjeve presidenciale në Iran.