Nga Italia e Veriut “Raiffeisen“, si të dërgoni më lirë paratë në shtëpi

14/06/2005 Marrëveshja me Bankën Popullore të Sandrinos lehtëson dërgesat e shqiptarëve në Italinë e Veriut
Shqiptarët në Italinë e Veriut do të kenë një mundësi për të dërguar me interesa të favorshme paratë në shtëpi. Kanalet bankare të “Raiffeisen“ dhe Bankës Popullore të Sandrinos, mund të shfrytëzohen prej tyre në këmbim të interesave fare të ulëta bankare, duke patur të garantuar shpejtësinë dhe sigurinë. “Kjo marrëveshje bëhet me qëllimin e vetëm për t’i ardhur në ndihmë dhe për t’i ofruar shërbime bankare të përballueshme financiarisht të gjithë shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Itali dhe që ndihmojnë ekonomikisht familjet e tyre në Shqipëri”, ka bërë të ditur gjatë nënshkrimit të marëveshjes, Robert Wright, drejtori i Biznesit në “Raiffeisen Bank“. Interesat më të ulëta në tregun bankar, llogari rrjedhëse pa paguar para dhe garanci për transfertat, janë obsionet me të cilat “Raiffeisen“ po ndërhyn dhe në një treg ku deri më sot kanë operuar më shumë agjencitë e transfertave monetare. Italia e Veriut është një nga zonat më të populluara me emigrantë shqiptarë dhe duket se tregu për “Raiffeisen“ është i sigurtë. Kështu dje, “Raiffeisen Bank“ në Shqipëri ka bërë të ditur se ka mundur të nënshkruaj një marrëveshje me Bankën Popullore të Sondrinos, për kryerjen e transfertave nga shqiptarët që jetojnë dhe punojnë kryesisht në Veri të Italisë. “Ne do të realizojmë edhe marrëveshje të tjera të këtij karakteri me banka të tjera jashtë vendit, sidomos atje ku ka më shumë shqiptarë që punojnë”, ka deklaruar Robert Wright. “Kjo marrëveshje ofron komisione tëper konkurruese për tregun - komisionet më të mira bankare të transfertave për individë, madje dhe koha e ekzekutimit të transfertës është 2-3 ditë“, ka sqaruar drejtori i “Raiffeisen“, Rober Wright. Marrëveshja ka paracaktuar që komisionet do të paguhen nga dërguesi, ndërkohë që përfituesi nuk do të marrë paratë në dorë pa iu mbajtur asnjë përqindje. “Komisionet më parë kanë qenë në përqindje në varësi të shumës së transfertës, por e mira e kësaj marrëveshje është se komisioni që paguhet është një shumë fikse, pavarësisht shumës së transfertës”, ka shpjeguar Wright.
Kështu, çdo shqiptar që do të kërkojë të shfrytëzojë këtë rrugë bankare për të dërguar paratë në shtëpi, mund të drejtohet në sportelet e kësaj banke për të plotësuar një urdhër pagese. “Dërguesi mund të bëjë transfertën e parave nëpërmjet një urdhër-pagese në sportelet e Bankës Popullore të Sondrios dhe për këtë i nevojitet vetëm numri i pasaportës dhe numri i llogarisë te ’Raiffeisen’”, ka sqaruar procedurën Robert Wright.
Dërguesi kalon paratë në llogarinë e përfituesit ose në rast se përfituesi nuk ka llogari rrjedhëse, mund t’i marrë në cash. Ndërkaq, “Raiffeisen“ ka krijuar mundësinë e hapjes së një llogarie rrjedhëse pa qenë nevoja të paguash asgjë, madje, edhe duke e mbajtur balancën zero. “Zotëruesi i llogarisë rrjedhëse merr automatikisht dhe një kartë debiti ’Visa Electron’, e cila është e lidhur me llogarinë e tij rrjedhëse”, sqaron “Raiffeisen Bank“. Nga ana tjetër, përfituesi i transfertës mund t’i tërheqë paratë e tij nëpërmjet kartës VISA në çdo Bankomat të “Raiffeisen Bank“. Nga ana e tij, dërguesi mund të hapë një llogari bankare në Bankën e Sondrios dhe mund të "urdhërojë" një pagesë fikse periodike p.sh., një herë në dy muaj, apo çdo muaj, kështu transferta kryhet në mënyrë automatike pa qenë e nevojshme që dërguesi të shkojë në bankë.
Të dhënat për plotësimin e formularit
Emri dhe mbiemri i dërguesit
Emri dhe mbiemri i marrësit
Numri i pasaportës së marrësit
Dega e “Raiffeisen Bank“ në Shqipëri
Numri i llogarisë së përfituesit (me dëshirë)