“Pesë muaj e lidhur në një kantinë”
14/06/2005 Aubenas ka mbërritur në Paris, pas 157 ditësh burgosje në Irak
Gazetarja franceze pas lirimit: “Manifestimet e solidaritetit më dhanë forcë për të rezistuar”
E veshur me xhinse dhe një golf ngjyrë bopjëqielli, e dërguara e Liberation është shfaqur e buzëqeshur dhe plot humor përpara gazetarëe. “Janë rrëmbyesit ata që paguan me qëllim që Franca të më rimerrte”
“Nuk është paguar asnjë shpërblim”, ka thënë Michel barnier, ish ministër i Jashtëm deri disa ditë më parë. Por atij, si edhe ish kryeministrit Raffarin u duhet njohur një pjesë e mirë e meritës për mbylljen pozitive të çështjes
Massimo Nava
Rrëmbimi më i gjatë që ka nodhur në tokën irakene u mbyll në mënyrën më të qetë e tëpapritur, në rrethana të përcaktuara si “shumë të rrezikshme” nga ana e autoriteteve franceze që ndodheshin në Bagdad. Gazetarja e të përditshmes Liberation, Florence Aubenas dhe përkthyesi i saj, Hussein Hanoun u liruan të shtunën në pasdite, pas 157 ditësh të mbajtur në rrëmbim: pesë muaj e pesë ditë, një përjetësi thuajse, e karakterizuar nga fushata e solidaritetit e francezëve si dhe periudha të gjata heshtjeje. Kanë qenë në gjendje të mirë, pavarësisht periudhës së gjatë të burgosjes, në kushtes shumë të këqia. “Gjithnjë duarlidhur e sylidhur në një lloj kantine, pa e parë thuajse kurrë dritën me sy”, siç ka thënë Florence menjëherë sapo ka zbritur nga avioni që e riktheu në Francë.
Përqafimi i Shirak
Gazetarja, 44 vjeç, me një përvojë të gjatë në reportazhet nga zonat e luftës, e kaloi ntën e parë në ambasadën franceze në Bagdad dhe të dielën mbërriti në Paris, pas një ndalese në Qipro, në aeroport u prit me ngrohtësi nga presidenti i vendit të saj, Zhak Shirak dhe nga familjarët saj, por edhe mori shumë përqafime nga shumë miq, kolegë dhe parizienë që kishin dlaë për ta pritur.
Përkthyesi pati vendosur që të mbetej në Bagdad. Ka përqafuar të shoqen dhe fëmijët, në një lagje e cila ishte zhytur e tëra në festë. Ai ka zbuluar se nuk ka patur kontakte të drejtpërdrejtë me Aubenas gjatë të gjithë kohës së rrëmbimit dhe që rrëmbyesit u kishin premtuar se do ti lironin shumë shpejtë. E veshur me xhinse dhe një golf ngjyrë bopjëqielli, e dërguara e Liberation është shfaqur e buzëqeshur dhe plot humor përpara gazetarëe. “Janë rrëmbyesit ata që paguan me qëllim që Franca të më rimerrte”, thotë në ecje e sipër. E ka shtyrë rrëfimin e saj për periudhën e kaluar mbyllur mes katër mureve për edicionin special të gazetës si edhe për një konferencë shtypi, por gjithësesi i është përgjigjur disa pyetjeve në pistën e aeroportit. “Një ditë, për të më ngritur pakëz moralin, më lejuan që të shoh televizion. Aty munda të kuptoj se isha në ditën e dyzetë e pestë të rrëmbimit. Manifestimet e solidaritetit më dhanë shumë forcë për të rezistuar. Tani ndihem shumë më mirë, falënderoj të gjtihë francezët që më kanë mbështetur”.
Tratativat
“Florence është e fortë dhe plot gjallëri”, deklaronte ambasadori Bernard Bajolet, i pari që e pa të lirë. Diplomati francez, që koordinoi detajet e fundit të lirimit, foli për një operacion “ shumë të vështirë dhe të rrezikshëm”, pa shtuar detaje lidhur me një skenar, që është i lehtë të imagjinohet pas vdekjes tragjike të agjentit italian Nicola Calipari.
Lajmi i lirimit u dha mejëherë të dielën në mëngjes, dhe në redaksinë e Liberation shpërthyen dollitë dhe përqafimet.
Të shtunën pasdite, vetë Shirak kishte paralajmëruar familjarët e gazetares, duke u kërkuar të qëndronin të rezervuar dhe për të mos vënë në rrezik operacionin.
Florence ka folur në telefon me motrën dhe prindërit, të cilët kanë shprehur mirënjohje të thellë për operacionin e qeverisë. Lidhur me rrethanat e rrëmbimit dhe kushtet e lëshimit ekzistojnë versione kontradiktore, ndërkohë që ëështë përgënjeshtruar menjuëherë hipoteza e pagesës.
“Nuk është paguar asnjë shpërblim”, ka thënë Michel barnier, ish ministër i Jashtëm deri disa ditë më parë. Por atij, si edhe ish kryeministrit Raffarin u duhet njohur një pjesë e mirë e meritës për mbylljen pozitive të çështjes.
Ndërkohë, Presidenti Shirak ka përgëzuar fushatën e jashtëzakonshme të solidaritetit të shtypit si dhe mobilizimine francezëve, që kanë manifestuar ditë pas dite për lirimin egazetares franceze dhe përkthyesit të saj. Posterat e trye janë shfaqur gjatë të gjithë kohës në sheshet franceze, ndërtesat publike, stacionet e metrosë etj.
Rrëmbimi
Florence Aubenas, e dërguar në Irak për të raportuar lidhur me zgjedhjet, ishte larguar nga hoteli për të kryer disa intervista me nejrëz të zakonshëm në një lagje të Bagdadit. U rrëmbye mëngjesin e 5 janarit. Asnjë kërkesë për shkëmbim, asnjë lëshim politik apo propagandistik, asnjë tregues për grupin e mundshëm të rrëmbyesve dhe vetëm një videokasetë. E cila është rregjistruar në ditët e para të marsit, atëherë kur gazetarja bënte një apel të dëshpëruar për ndërmjetësimin nga ana e deputetit Golist, Didier Julia, i cili kishtemarrë pjesë edhe në ndërmjetësimet për lirimin e dy gazetarëve francezsë të rrëmbyer më parë, Chesnot dhe Malbrunot. Më pas, vetëm heshtje e papenetrueshme.