Modric mbetet në Tottenham

Nga Express më 26 gusht 2011 në ora 16:15
Harry Redknapp ka deklaruar fitore në betejë për Luka Modricin duke insistuar se mesfushori kroat do të mbetet në Tottenham pavarësisht interesimit nga Chelsea dhe do të startojë ndeshjen e së dielës kundër Manchester Cityt në Premierligë.
Modric ende nuk është paraqitur për Tottenhamin këtë sezon ndërsa klubi refuzoi dy oferta për të nga Chelsea.
Presidenti i Tottenhamit Daniel Levy ka insistuar gjatë gjithë verës se nuk do ta shesë mesfushorin kroat ndërsa Redknapp ka thënë se futbollisti më në fund e pranoi realitetin pasi ai dhe menaxheri i tij u takuan me Levyn për bisedime shtesë të enjten.
“Çështja ka përfunduar. Ishte një takim por Daniel ka thënë të njëjtën gjë, Modric nuk është në shitje”, tha Redknapp për mediet angleze.