E Shtunë, 31 Tetor 2026

ACR Asnje mase ndeshkuese per pjesmarresit ne greven e paligjshme

Bordi Drejtues i ACR, i udhëhequr nga znj. Skatche-Depich, ishte sot në Bulqizë për të negociuar me minatorët rreth situatës së krijuar. Bordi Drejtues i ACR i ka bëre disa here thirrje minatorëve t’i kthehen punës në minierë, pasi kërkesat e tyre për rritjen e pagës 20%, transparencën e investimeve si dhe përmirësimin e kushteve të punës tashme janë plotësuar.

Znj. Skatche-Depich siguroi minatorët se ACR nuk do të marrë asnjë masë ndëshkuese për pjesmarrësit në grevën e paligjshme.
Gjithashtu znj. Skatche-Depich deklaroi se do të shohë mundësinë e një trajtimi financiar për familjet e minatorëve duke qenë se jemi edhe në muajin e Ramazanit.

ACR deklaron me shqetësim që organizatorët e grevës Kol Nikolla dhe Taf Koleci vazhdojnë të mbajnë një qëndrim aspak në dobi të minatorëve. Për këtë arsye ACR i bën thirrje të gjithë minatorëve të distancohen nga njerëz të tillë të papërgjegjshëm.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›