E Shtunë, 31 Tetor 2026

Real Madrid, Cannavaro kerkon kontrate te re

Mbrojtesi kampion bote kerkon te shtyje edhe per nje vit kontraten e cila skadon ne qershor te vitit 2009.

Fabio Cannavaro flet shkurt dhe qarte. “Nuk dua te largohem nga Real Madrid dhe te gjithe dine kete”, shprehet kapiteni i Italise, duke hedhur poshte zerat per nje transferim te mundshem tek Napoli ne sezonin e ardhshem.

“Dua te rinovoj kontraten me Real Madrid edhe per te pakten 1 vit”, thekson mbrojtesi kampion bote ne nje interviste dhene per te perditshmen “AS”. Sipas mediave, Cannavaro u ka kerkuar drejtuesve te klubit “merengues” zgjatjen e kontrates, e cila skadon ne qershor te vitit 2009.

Pas fillimit zhgenjyes ne vitin 2006, Fabio Cannavaro eshte kthyer ne formen e tij me te mire, duke marre rolin e liderit ne repartin e prapavijes se skuadres se Schuster. Cannavaro eshte gjithashtu edhe nje simbol per Italine e Lippi-t, ku vazhdon te jete nje nga shtyllat kryesore te ekipit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›