Martino: Të luajmë më mirë se në grup
Paraguai
Nëse Paraguai nuk do të paraqitet më mirë se në ndeshjen e fundit në grup kundër Zelandës së Re, Japonia mund të jetë kundërshtari i fundit i “albirrojas” në botëror. Trajneri Gerardo Martino vazhdon të jetë i zhgënjyer nga paraqitja e skuadrës së tij në barazimin 0-0. “Lojtarët nuk lëvizën shumë dhe ishin të pasaktë përpara portës. Në zonën kundërshtare shfaqëm probleme, të cilat nuk i prisnim”, tha ai. Pika e fortë e paraguaianëve mbetet mbrojtja, që në tri ndeshjet e para ka pësuar vetëm një gol (atë kundër Italisë).
#