E Shtunë, 31 Tetor 2026

Okada: Dëshiroj ta mposhtim Paraguain

Japonia

“Samurajët blu” pretendojnë të kualifikohen në çerekfinalet e Kupës së Botës 2010. Japonia kthehet sot në fushë në Pretoria, për sfidën kundër Paraguait. Në prag të sfidës me skuadrën amerikanojugore të drejtuar nga Martino, trajneri japonez, Takeshi Okada, u ka dhënë kurajë të besuarve të tij. “Duhet të luajmë me më tepër krenari dhe impenjim, pasi jemi e vetmja skuadër që përfaqëson kontinentin aziatik në këtë fazë të Botërorit 2010. Dëshira ime është ta mposhtim Paraguain dhe të kualifikohemi”, deklaroi Okada.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›