Kryeministri britanik: Nuk na vodhën
“Teknologjia në sport është një bonus. Një mjet të cilit futbolli mund t’i drejtohet për ndihmë. Gjithsesi, Anglinë nuk e vodhi askush në sfidën me Gjermaninë. Ne thjesht u mundëm. Jam shumë i zhgënjyer”. Kështu shprehet Kryeministri britanik, Devid Kameron, pas shkatërrimit 4-1 të skuadrës së Kapelos në 1/8 e Botërorit 2010. Në rezultatin final ndikoi një gabim trashanik i treshes së gjyqtarëve, që nuk akordoi një gol të rregullt të Frenk Lampard në minutën e 38-të, kur shifrat ishin 2-1 në favor të gjermanëve.
#