Roben: Nuk do të lejoj që Holanda ta humbasë finalen
Prej rehabilitimit nga dëmtimi ka qenë vendimtar në ecurinë e Holandës. Pas sezonit të jashtëzakonshëm te Bajerni i Mynihut, Arjen Roben ka dhënë kontributin edhe në kualifikimin e Holandës në finalen e Kupës së Botës. Por, këtë herë, mesfushori 26-vjeçar premton se nuk do ta lejojë skuadrën e tij që të dështojë në rrugën drejt trofeut, ashtu si ndodhi me gjigandët gjermanë në finalen e Champions League. “Përpara startit të aktivitetit kishim vetëm një objektiv”, tha Roben. “Përpara sfidës me Uruguain isha i bindur se do të fitonim. Ky kontingjent i përfaqësueses është i jashtëzakonshëm. Së fundmi kam humbur një finale të madhe në nivel klubesh dhe nuk do të lejoj që e njëjta gjë të përsëritet me Kombëtaren. Kemi besim se mund ta fitojmë trofeun, pavarësisht se e kemi të qartë që kundërshtarët nuk janë aspak të lehtë”.
#