Galas: Franca, motivi i vërtetë quhet Domenek
Mbrojtësi i Arsenalit, Uilliam Galas, tha se ish-trajneri Raimond Domenek ishte arsyeja e fiaskos së Francës në Botërorin 2010. Skuadra franceze e pa veten në anarki pas largimit të Nikolas Anelkasë për në shtëpi, në pjesën e dytë gjatë humbjes 0-2 ndaj Meksikës. Ky vendim bëri që lojtarët të mos stërviteshin ditën pasardhëse, gjë që ndikoi në renditjen e Francës në vendin e fundit të grupit A. Gallas ka fajësuar për këtë fatkeqësi trajnerin Domenek dhe e përshkuan atë si “problemin real”. Ai u shpreh: “Ishte një fiasko dhe ka disa arsye për të. Nuk është nevoja për një analizë se kush ishte fajtori. Problemi real ishte trajneri. Ok, unë nuk isha në formë të mirë, ne nuk ishim në formë të mirë. Por trajneri nuk ka udhëhoqi. Unë jam çuditur se pse nuk luajtëm me dy sulmues. Edhe gjatë stërvitjeve nuk ishim në nivelin e kërkuar. Mund të kesh lojtarët më të mirë në botë në skuadrën tënde, por nëse nuk e ke trajnerin e duhur, atëherë rezultatet nuk do të arrihen”. Ai vazhdon të insistojë se problemi i vërtetë ishte egoja e Domenekut dhe jo lojtarët. “Domeneku nuk tregohej i hapur. Shumë lojtarë nuk kishin kënaqësinë të flisnin me të dhe një rast i tillë isha unë, thotë Galas. Por Domenek vuri përpara gjithçkaje egon e tij”, nënvizon lojtari i Arsenalit.
#