E Diel, 1 Nëntor 2026

Botërori 2010, kualifikohen katër skuadra

Pas ndeshjeve të fundjavës, katër skuadra kanë siguruar një vend për në fazën finale të Botërorit 2010. Afrikës së Jugut, që luan si vendi organizator, i janë shtuar edhe Australia, Holanda, Koreja e Jugut dhe Japonia. "Kangurët" dhe japonezët janë matematikisht të sigurt për vendet e para në Grupin 1 eliminator të zonës së Azisë, pasi kanë pikë të barabarta (14) dhe ndodhen 7 pikë larg skuadrës së tretë në klasifikim, Bahreinit. Edhe koreanojugorët siguruan një "biletë" për në evenimentin më të madh të futbollit: ata janë matematikisht të parët në Grupin 2, pas triumfit përballë Emirateve Arabe. Ndërkohë, Holanda bëhet skuadra e parë evropiane që kualifikohet. Me fitoren në Reikjavik kundër Islandës, "tulipanët" vazhdojnë të sigurt marshimin dhe kryesojnë Grupin 9 me 18 pikë pas gjashtë ndeshjesh. Kur mungojnë edhe tri ndeshje, ata kanë 11 pikë diferencë nga Skocia e vendit të dytë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›