Botërori 2010, mundësia ideale e ‘Outsiderave’

Janë katër, sulmuesit që konsiderohen si yje të Botërorit 2010. Mëhet fjalë për Lionel Messinë (Argjentinë), Cristiano Ronaldon (Portugali), Wayne Rooneyn (Angli) e Fernando Torresin (Spanjë).
Analistët e futbollit e shohin portugezin përpara argjentinasit, të cilin nuk e shohin si vendimtar, kur luan për përfaqësuesen e tij. Anglezi ka qenë stabil tek ekipi i Capellos, ndërsa spanjolli vjen nga disa lëndime që e përshkuan gjatë sezonit që shkoi, por ai i ka dhënë shumë Spanjës, në Evropianin 2008.
Nëse këta katër vlerësohen si yje, kjo nuk do të thotë se në Botëror nuk do të shpërthejnë futbollistë të tjerë, siç bëri David Villa në Evropianin 2008, kur u shpall golashënues me Spanjën.
Pasi përfundoi epoka e Ronaldos (Luis Nazario), Brazili e ka në dispozicion një sulmues tjetër të rrezikshëm: Luis Fabiano. Ai vlerësohet 30 milionë euro, ndërsa "O' Fabuloso" është titullar i padiskutueshëm në ekipin e Dungas dhe është kandidat për golashënues të këtij botërori.
Nuk duhet anashkaluar David Villën, që kushton sa ai. Është një sulmues, në përgjithësi, që ka demonstruar se është i rrezikshëm, posaçërisht në pjesën e fundit të sezonit, njëjtë si uruguaiani Diego Forlan, i cili ia mundësoi ekipit të tij, Atletico Madrid, triumfin në Europa League.
Samuel Eto'o, edhe pse nuk shënoi shumë gola sivjet me Interin, te Kameruni është lider dhe të gjithë presin nga ai. Në situatë më të vështirë gjendet Didier Drogba: sulmuesi i Chelseas ka pësuar lëndim dhe tifozët e Bregut të Fildishtë mbeten të brengosur për gjendjen e tij.
Më pas, aty gjendet edhe Diego Milito. Ashtu siç shpërtheu tek Interi, ai, bashkë me Messin, mund ta formojë një dyshe ‘vrasëse’ të sulmit argjentinas. Problemi është që për selektorin Maradona, “El Principe” është sulmuesi i pestë, pas Messit, Higuainit, Tevezit, Agueros e Palermos. Në listën e sulmuesve që mund të shkëlqejnë në Botëror gjenden edhe sulmuesit holandezë, Van Persie, Kuyt e Huntelaar.
Kurse, italianët presin më së shumti që të bëjnë ‘boom’ Gilardino dhe Di Natale, derisa gjermanët do të përqendrohen te sulmuesi që gjithmonë di të jetë i rrezikshëm në kompeticione të tilla, Miroslav Klose.