E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ia vë syrin Shqipëria ?

Kombëtarja shqiptare ia ka vënë syrin edhe portierit kosovar Etrit Berisha, pas paraqitjeve të tij të mira me skuadrën e Kalmarit. Këtë e ka bërë të ditur të dielën selektori i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, i cili e publikoi listën e përfaqësueses për dy ndeshjet miqësore kundër Halmstadit.

Në anën tjetër, portieri kosovar thotë se nuk është kontaktuar ende nga zyrtarët e Federatës së Futbollit të Shqipërisë (FSHF) dhe se nuk është në dijeni për këtë.

“Deri tash, askush prej përfaqësueses së Shqipërisë nuk më ka kontaktuar. Një gjë të tillë ata e kishin bërë vetëm kur kanë qenë të interesuar për mua, në ekipin e U21 të Shqipërisë”, tha 22 vjeçari.

Ish portieri i 2 Korrikut ka impresionuar sivjet në kampionatin suedez me paraqitjet e tij duke luajtur rregullisht. Në përfaqësuesen shqiptare mbrojnë dy portierë kosovarë: Arian Beqaj dhe Samir Ujkani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›