E Shtunë, 31 Tetor 2026

Botërori 2010, përcaktohen përballjet e "play-off"-it

Është hedhur shorti i ndeshjeve që do të përcaktojnë katër skuadrat e fundit që do të marrin pjesë në Kupën e Botës.
Kështu, Franca do të luajë kundër Irlandës, ndërkohë që Portugalia do të përballet me Bosnjë-Hercegovinën. Greqia do të ndeshet me Ukrainën e Andri Shevçenkos dhe takimi i fundit është ai që do të luhet midis Rusisë dhe Sllovenisë.
Ndeshjet e para të fazës "play-off" do të luhen më datë 14 nëntor dhe të kthimit katër ditë më vonë.

Irlandë - Francë
Portugali - Bosnjë
Ukrainë - Greqi
Rusi - Slloveni

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›