E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyrja e gjyqeve, Gjykata e Tiranës: Dhoma e Avokatisë të marrë masa

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ngre shqetesimin për shtyrjen e seacave gjyqësore për shkak të mungesës së avokatëve. Në një deklaratë për shtyp kjo gjykatë e cilëson si pjesë të plotësimit të saj ligjor për të garantuar një gjykim të drejtë e transparent këtë kërkesë. Nderkohë kjo gjykata i bën thirrje Dhomës Kombëtare të Avokatisë në bazë të ligjit të avokatisë që të marrë masat që konsiderohen të nevojshme ndaj anëtareve të saj për të shmangur mungesat e avokatëve në proceset gjyqësore.
Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë një ndër rastet me shtyrjen më të përsëritur të avokatëve gjatë seancës ka qenë edhe ajo e çështjes "Gërdeci" thuhet në komunikatë. Gjithashtu kjo gjykatë thekson se për të disatën herë rradhazi procesi gjyqësor ndaj të pandehurve të kësaj çështje nuk ka mundur të nisë për shkak të mungesës së avokatëve duke e shtyrë këtë çështje pafundësisht.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›