E Shtunë, 31 Tetor 2026

Boterori 2014 Brazili vone me punimet

Koha po punon kundër Brazilit në lidhje me organizimin e Botërorit 2014. Vonesat në ndërtimin e stadiumeve dhe infrastrukturës së nevojshme për një kompeticion të këtyre përmasave shqetësojnë FIFA-n, ndërkohë që duket se parashikimet e skeptikëve po realizohen.

Sekretari i përgjithshëm i FIFA-s, Jarome Walce është shprehur se Brazili është vonë me punimet në ndërtimin e stadiumeve, aeroporteve dhe infrastrukturës. “Nuk mund të them se Brazili i nisi me vonesë punimet, por fakt është se nuk kemi ende stadiumet, aeuroportet dhe rrugët. Ky është një problem, pasi 2 vjet na ndajnë nga Kupa e Konfederatave dhe 3 nga Kupa e Botës’, ka thënë Walce, i cili ka folur në Moskë, gjatë një conference të përbashkët me organizatorët rusë të Botërorit 2018.

Ndryshe nga Brazili, zyrtari i lartë i FIFA-s është shprehur optimist se të tilla probleme nuk do të shfaqen me Rusinë. “E rëndësishme është të kuptojmë se duhet nisur sa më shpejt punimet, pasi gjithcka duhet të jetë në kohë. Nuk ka asnjë vend, sado i fuqishëm që të organizojë nesër një turne si Kupa e Botës”, ka përfunduar Walce. Projekti i Rusisë fitoi të drejtën e organizimit të Botërorit 2018, pasi mundi rivalitetin e fortë të Anglisë.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›