Korca hap dyert per Festivalin Nderkombetar te Karnavaleve

Qyteti i Korcës çel për të gjashtin vit rradhazi, Festivalin Ndërkombëtar të Karnavaleve. Me këtë event të shumëpëlqyer nga banorët e ketij qyteti starton dhe sezoni turistik në Korçë. Festa e maskave filloi gjatë mbrëmjes të së shtunës në qytet dhe vijoi deri në mesnatë nëpër të gjitha bulevardet, rrugicat me kalldrëme dhe në bare.
Në Festivalin Ndërkombëtar të karnavaleve morën pjesë dhjetra grupe karnavalesh nga Qarku i Korçës, nga Tirana, Kavaja, Elbasani, por edhe nga grupe të mbritura nga Maqedonia. Organizimi i këtij aktivieti shumëngjyrësh u realizua nga Bashkia e Korçës dhe Qëndra “Vangjush Mio”.
"E veçanta është që krahasuar me vitin e kaluar kemi një numër shumë më të madh të qytetarëve të cilët mezi e kanë pritur këtë festival, janë përgatitur, kanë veshur kostumet kostumet e tyre. Këtu kam dy fëmijë të vegjël që janë veshur si piratë, por ka dhe shumë të tjerë. Është vetëm fillimi i këtij sezoni turistik. Ka dhe shumë festa të tjera siç është ajo e birrës”-thotë Niko Peleshi, Kryetar i Bashkisë.
Festivali u çel me një parakalim të gjithë grupeve të karnavaleve në unazën e vogël të qytetit. Ata i printe Bukuroshja më e re e qytetit “Mis Korça 2010” Engjëllushe Kosturi. Grupet e karnavaleve sollen tablo të shumta gazmore, që krijuan një atmosferë të gëzuar e plot humor. Grupi i karnavaleve të Tiranës solli motive humori nga kryeqytetit, ai i Elbasanit solli nje mëngjes shumë të bukur të jetës së fshatit dhe ai nga Kavaja solli një humor brilant të një dasme gazmore.
Jorgjeta Gjançi