Fansat kujtojne Michael Jackson ne 2-vjetorin e vdekjes
Gjurma që la pas Michael Jackson dhe muzika e tij duket se do të vazhdojnë për shumë kohë. Në dy vjetorin e vdekjes së ikonës së popit, fansat u mblodhën në vendet e pelegrinazhit. Pranë yllit Jackson në Bulevardin e Hollivud u vendosën lule dhe arush pellushi ndërsa fansat me pamje të pikëlluar ishin veshur të frymëzuar nga stili Jackson. Nuk mungan letrat, çokollatat dhe qirinjtë.
"Unë dhe motra ime këndonim gjithnjë në koncertet e tij, blinim biletat për natën e parë, dhe kur ai vdiq, nuk mund ta besonim. Kështu, që unë doja vërtet të isha këtu sot për të treguar se e mendoj dhe vazhdoj të dëgjoj muzikën e tij”-thotë një fanse.
Postera gjigandë dhe qindra buqeta lulesh janë vendosur në Forest Laën Memorial Park, ku ndodhet varri i Jackson. Fansat, nga Brazili në Japoni, sikundër nga shtete të ndryshme të Amerikës, u mblodhën në heshtje në përkujtim të yllit të popit.
“Unë e di se njerëzit e poshtëruan atë, por thjesht sepse ishin xhelozë. Ai do të jetojë përjetë në zemrat tona”-thotë një tjetër.
Vdekja e papritur e Michael Jackson në 2009-ën, ndodhi ndërsa këngëtari planifikonte një rikthim në botën muzikore. Jackson u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Anxhelos më 25 qershor dhe autopsia tregoi se kishte ndërruar jetë nga një overdozë me qetësues të fuqishëm.
Pronat e Jackson janë rritur me miliona dollarë që nga vdekja e tij, provë që tregon qëndrueshmërinë e popullaritetit që kishte. Albumi i vitiit 2010, “Michael”, ka shitur gati gjysëm milioni kopje, ndërsa një numër filmash dhe shfaqjesh për të vazhdojnë të shfaqen në SHBA dhe në pjesën tjetër të botës.
Juli Prifti