E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana: Një barazim nuk do ishte dështim

TIRANE - Jemi në një grup të ekuilibruar, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të mos mendojmë kualifikimin. Lorik Cana është realist sa u përket mundësive të kombëtares për të shkuar në Botërorin e Brazilit, duke pranuar se grupi E ka shumë pak diferenca ekipesh.

Sot, Cana do ta nisë për herë të parë një edicion si kapiten i ekipit kuqezi, por ai kujton se skuadra më e mirë shqiptare ka qenë ajo e kohës së Brigelit. "Kombëtarja e ka pasur grupin më të fortë 10 vite më parë. Më vjen keq, pasi në atë periudhë mund të kishim arritur edhe më shumë.

Në kohën kur trajner ka qenë Brigel, cilësia e lojtarëve ishte e madhe. Momentalisht në ekip kemi të rinj, por edhe lojtarë që kanë arritur një farë pjekurie. Është momenti që ky grup të shpërthejë", shprehet Cana. Mesfushori kuqezi e konsideron si kundërshtar të rrezikshëm Qipron, nisur dhe nga niveli i klubeve.

"Duhet të na kënaqë vetëm fitorja në këtë ndeshje, por edhe një barazim nuk do ta quaja dështim", shprehet Cana. 

(er.nu/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›