E Diel, 1 Nëntor 2026

Botërori 2014, Kuzhe: Shqipëria mund t`ia dalë

Trajneri i Kombëtares tonë, Josip Kuzhe ka ndjekur me kujdes shortin e Eliminatorëve të Kampionatit Botëror Brazil 2014. Ai ka theksuar në konstatimin e parë se kur pa Islandën dhe Qipron nga vazoja 6 dhe 5 mendoi se më të fortët e vazove do të jenë përballë Shqipërisë. Sepse sipas tij, realisht të dyja skuadrat janë më të fortat nga grupi i skuadrave, ku ishin grupuar respektivisht.
 

“Por më pas fillova të ndjej se në rast se ne do të bëjmë një pasqyrë të mirë të rrugës tonë, deri më tani dhe asaj që na pret në të ardhmen kemi mundësi t`ia dalim me sukses. Është e vërtetë se Zvicra e Norvegjia janë skuadra që luajnë një futboll të fuqishëm, rezultatet e tyre tregojnë se niveli i futbollit në këto vende është rritur së tepërmi dhe ata kanë pretendime serioze”, shprehet Kuzhe.
 

Ai shton se në të njëjtin nivel vjen edhe Sllovenia.

“Por të gjitha këto në rast se ne do të vlerësojmë gjithcka me vëmendje, profesionalizëm, analizë e masa të thella, përgjegjshmëri e kurajo do na sjellin më afër suksesin e shumë kërkuar nga të gjithë”, ka përfunduar trajneri i kombëtares.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›