Reagimet per shortin te kenaqur e te shqetesuar

Të kënaqur për kundërshtarët e lehtë, por edhe të shqetësuar për përballjet me skuadra shumë të forta. Këto janë ndjenjat e ndryshme që përshojnë trajnerët më të mëdhenj të botës, pas shortit të hedhur në Rio De Janeiro që përcaktoi dhe grupet eliminatore te kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit Botëror.
Pa fat në tërheqjen e goglave të shortit, trajneri i kombëtares së Francës Laurent Blanc mundohet të jetë optimist, megjithëse në Grupin i do të përballet me Spanjën kampione të Botës. “Përballja me spanjollët do të jetë diçka e bukur. Sigurisht, të dyja skuadrat e respektojnë njëra-tjetrën, por mendoj se një viti gjërat do të jenë ndryshe. Spanja nuk do të jetë ajo që është tani”, ka thënë Blanc. Përveç Spanjës, në Grupin I, Franca do të ndeshet kundër Bjellorusisë, Finalandës dhe Gjerorgjisë.
Mund të jetë e kënaqur Anglia dhe Gjermania, pasi dy gjigandët e futbollit europian janë shmangur nga përplasjet mes tyre. Anglia do të luajë në grupin H kundër Malit të Zi, Ukrainës, Polonisë, Moldavisë dhe San Marinos. Skuadra që nuk kanë madhështinë e skuadrës angleze, po tekniku Fabio Kapello qëndron me këmbë në tokë. “Nuk do të jetë aspak e lehtë. Me disa prej këtyre skuadrave jemi përballur edhe më parë dhe mendoj se dohet të jemni shumë të përqëndruar për të siguruar kualfikimin”, ka thënë Kapello, i cili përveç kualfikimit ka objektiv triumfin në Kupën e Botës, Brazil 2014.
Nertan Prifti